Ju ka marrë malli për sheqerpare? Ja tek e keni recetën
250 gramë miell
100 gramë gjalpë
100 gram sheqer
1 kokërr vezë
2 lugë gjellë kos i bardhë
Për përgatitjen e sherbetit:
200 gramë sheqer
200 ml ujë
2 lugë lëng limoni
1 lugë çaji me vanilje pluhur
1 lugë e vogël me maja për ëmbëlsira
Pak kripë
Disa thelpinj arrash dhe bajamesh
1.Si fillim përgatisim sherbetin. Në një tenxhere hedhim ujin dhe sheqerin dhe i vendosim në zjarr që të vlojnë.
2.Në momentin që nisin të zjejnë, hedhim lëngun e limonit dhe e lëmë në zjarr të ngadaltë për 5 minuta. Më pas, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
3.Në një enë të bollshme hedhim miellin, majanë, sheqerin, vezën, kosin dhe i përzjejmë që të gjitha bashkë derisa të njëtrajtësohen, më pas, hedhim gjalpin e shkrirë dhe pak fare kripë.
4.I përzjejmë me dorë të gjithë përbërësit derisa masa e përftuar të jetë e njëtrajtshme.
5.Më pas në një tavë shtrojmë letrën e kuzhinës, ndajmë brumin në forma ovale të sheshta dhe në mes krijojmë një gropëz të vogël ku vendosim nga një thelpi arre ose bajame. Të gjitha sheqerparet e përgatitura i shtrojmë me rregull në tavë.
6.Ndërkohë ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë celcius. Pasi furra të jetë nxehur fusim tavën me sheqerpare dhe i lëmë të piqen përreth 30 minuta derisa sheqerparet të marrin ngjyrë të praruar, të artë.
7.Pasi shqeqerparet janë pjekur, i heqim nga furra dhe siç janë të nxheta u hedhim përsipër sherbetin e ftohtë.
8.I vendosim në një pjatancë me rradhë dhe më pas i servirim për ti shijuar me familjen ose me miqtë.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment