Ju bezdis era e vezës tek enët e sapolara? Ja si të veproni që ta zhdukni njëherë e mirë
Të jesh e zonja në kuzhinë nuk është e thjeshtë dhe të gjitha amvisat e kuptojnë mirë çfarë dua të them. Veçse të gatuash çdo ditë dhe të shqetësohesh se gjella, tava apo cilido gatim të dalë përfekt e të kënaqë shijën e të gjithë familjes, duhet të shqetësohesh edhe të pastrosh enët në perfeksion.
Dhe këtu nuk po flas si të lash pjatat vetëm me detergjent apo të heqësh ngjitjen e tenxhereve… Ohhh, ka një problem tjetër që më shqetëson sa herë duhet të gatuaj vezë… Si të heq erën e tyre nga enët??
Pavarësisht se i laj dhe shpëlaj disa herë deri sa më acarohet edhe lëkura e duarve, prapë është e pamundur, vezët janë akoma aty me erën e tyre…
U mendova dhe stërmendova dhe nuk arrita të gjej vetë një zgjidhje, prandaj vendosa të pyes gjyshen! Si me më shumë eksperiencë isha e sigurtë se ajo do më ndihmonte dhe në fakt e bëri. Gjyshja më tregoi “sekretin” që prej shumë kohësh më mundonte dhe unë vendosa ta ndaj me juve, t’ju shpëtoj edhe juve nga ky siklet i tmerrshëm…
Ja si duhet të veproni vetëm me 3 hapa të thjeshtë kur planifikoni të pastroni enët për të hequr qafe erën e vezës.
1. Së pari lani enët me detergjentin e enëve që përdorni në kuzhinë zakonisht.
2. Pasi t’i keni larë, hidhni një lugë çaji uthull mbi enët dhe lëreni për disa minuta.
3. Pastaj shpëlajini me ujë dhe era do të jetë zhdukur e gjitha, ndërsa enët tuaja do të duken si të reja.
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment