Sugjerojmë:

Jo vetëm në rizoto. 6 mënyra për të përdorur me zgjuarsi shafranin në kuzhinë

Është koha të merremi më seriozisht me shafranin e Indisë. Jo vetëm sepse i jep gjithçkaje një njyrë të bukur të artë, por sepse është shumë i pasur me vlera ushqyese. Është një inflamator shumë i fuqishëm dhe përmban veti medicinale që derivojnë nga komponimet e quajtura kurkuminoide të cilat janë antioksidante potente që luftojnë shumë sëmundje. Por përtej vetive të pabesueshme që ka për shëndetin, është shumë e lehtë që shafrani të integrohet në stilin tuaj të jetesës.  Dhe një sekret: Për të përfituar maksimalisht prej tij, përdoreni së bashku me piperin e zi.

Ja disa mënyra për ta përdorur shafranin me lehtësi në pjata dhe receta të ndryshme për të shkëlqyer si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda.

Në bukë

Mund ta përdorni si në bukë të kripura, ashtu edhe të ëmbla me të cilat shërbeni kafenë ose çajin për ëmbëlsi dhe aromë fantastike.

Në pijet freskuese

Ashtu si pija pastruese e Beyonce me shurup panje, limon dhe piper djegës, pakëz shafran Indie në pijen tuaj të preferuar verore ju ndihmon të jeni të hidratuar dhe të forconi sistemin imunitar.

Një ide e shkëlqyer nëse jeni sëmurë

I përzier me lëngun e portokallit i cili është i pasur me vitaminë C, pak shafran në qumështin ose pijen e mëngjesit premton t’ju mbajë të shëndetshëm dhe të pastrojë trupin tuaj.

Jepuni një ngjyrë natyrale recetave

Për shkak të vetive të tij të fuqishme, shafrani është perfekt për t’u dhënë ngjyrë pastave të bëra në shtëpi apo djathit vegan i cili ka nevojë për një ‘extra colour’.

‘Take a shot’

Ndonjëherë nuk kemi kohë të pimë një gotë të tërë me qumësht dhe kjo është arsyeja pse një shot me qumësht dhe shafran ju shpëton ditën.

Marinoni mishin dhe perimet

Shafran Indie, koriander i grirë, piper i kuq dhe cumin—përziejini mirë dhe shtojuani sallatave ose marinoni mishin apo perimet para se t’i piqni në skarë.

Lini një koment