Sugjerojmë:

Jepini fytyrës suaj butësi dhe elasticitet me ujin e gazuar!

Flluskat e dioksidit të karbonit tek uji i gazuar lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive. Mënyrat për ta përdorur ujin e gazuar janë të shumta.

Koreanet e përdorin si spraj ose e përhapin nëpër fytyrë me ndihmën e pambukut, duke e mbajtur për disa minuta në lëkurë. Duhet ta bëni këtë pasi ta keni pastruar lëkurën, në mënyrë që flluskat të depërtojnë më thellë duke hapur poret.

Në krahasim me ujin e rubinetit, me të cilin lani zakonisht fytyrën, uji me gaz është më i pastër.

Image result for sparkling water for face

Sa herë që ndiheni të lodhur, mjafton të pastroni fytyrën me ujë të gazuar dhe do të ndjeni ndryshimin që sjell fibra kolagjenike, duke i dhënë lëkurës elasticitet dhe butësi. Rekomandohet ta përdorni të paktën një ose dy herë në javë./neps.al 

Lini një koment