Sugjerojmë:

Ja cilat ushqime nuk duhet të mungojnë në festën e Fiter Bajramit

Dita e Fitër Bajramit është një ditë feste, ku tavolinat mbushen plot e ku ka disa ushqime tradicionalë që shoqërojnë këtë festë ndër vite. Kështu, ndër shumë besimtarë myslimanë ka mbetur si traditë që në ditën e bajramit për mëngjes të kenë oriz dhe pite.

Ëmbëlsira është pjesë e rëndësishme e kësaj dite dhe ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman.

Për shumë besimtarë, ëmbëlsira e parë pas mëngjesit në ditën e Fitër Bajramit është bakllavaja, por edhe revania është një ndër ëmbëlsirat që përgatiten për këtë festë. Tatlia është po ashtu një ëmbëlsirë tjetër, që është mirë të provohet.  Kadaifi është po ashtu një ndër gatimet që është bërë pjesë e kësaj dite.

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinë është mishi i qengjit për këtë festë. Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Fiter Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkool.

Lini një koment