Sugjerojmë:

I keni parasysh ato mëngjese kur zgjoheni me një puçërr në fytyrë? Ja pse ndodh

Edhe pse në mbrëmje mund të shkoni në shtrat me një fytyrë të pastruar e pa asnjë lloj defekti, të nesërmen në mëngjes mund të zgjoheni me një puçër që s’dihet se nga doli aty dhe detyroheni të vendosni ca shtresa të mira korrektori e fondatine për ta mbuluar.

Por pse shfaqen këto puçrra gjatë natës?

Flini më shumë se një javë në të njëjtin këllëf jastëku. Pluhuri, bakteret dhe yndyrat e flokut dhe lëkurës kanë shumë ndikim në krijimin e puçrrave. Për t’i parandaluar ato, ndërrojeni këllëfin të paktën njëherë në javë dhe mundësisht zgjidhni materiale saten që nuk e absorbon lagëshirën dhe nuk lë shenja në fytyrë.

Flini anash ose përmbys. Kjo gjë ju ekspozon ndaj kontaktit me flokët, duke shkaktuar krijim të puçrave.

Përdorni të njëjtin peshqir për fytyrën. Mos përdorni të njëjtën anë peshqiri më shumë se dy herë për të fshirë fytyrën. Kjo bën që t’i transferoni përsëri bakteret në lëkurë.

Hani natën vonë. Ngënia e ushqimeve me sheqer para gjumit mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe të krijojë inflamacion. Kjo gjë përkeqëson lëkurën duke shkaktuar akne.

Përdorni telefonin para gjumit. Bakteret që gjenden tek celulari mund t’ju bëjnë të predispozuar ndaj puçrave rreth zonës së gojës dhe mjekrës. Nëse duhet të flisni në telefon para gjumit, pastrojeni atë me një pecetë të lagur me alkool.

Flini duke mbjatur telekomandën në dorë. Bakteret do të transmetohen lehtësisht nga gishtat në fytrë  duke iu ekspozuar ndaj puçrrave dhe akneve.

Dhoma juaj nuk ajroset. Temperaturat larta ju ekspozojnë ndaj djersitjes, mbylljes së poreve e si pasojë puçrave.

Flini vonë dhe zgjoheni herët. Mungesa e gjumit con në prodhimin e glukokortikoideve, çka çojnë në formimin e puçrave. Flini të paktën 7-8 orë çdo natë.

Jeni shumë të ashpër me lëkurën tuaj. Mos përdorni skrabe abrazive ose pastrues me bazë alkooli pasi stimulojnë gjëndrat e serumit të prodhojnë më tepër se ç’duhet duke shkaktuar puçra në mëngjes. Përdorni pastruesë të butë me acid salicilik që ndihmon në hapjen e poreve dhe largon papastërtitë dhe yndyrat nga lëkura juaj.

Lini një koment