Humusi. Përgatitja në shtëpi e kremit të shijshëm për të cilin janë kuriozë të gjithë
Sot do të bëjmë një udhëtim në Lindjen e Mesme për t’ju zbuluar një nga recetat më të njohura vegjetariane: humusin. Ka shumë vende që pretendojnë autorësinë e tij, por deri më sot nuk dihet origjina e saktë. Është një nga recetat më të vjetra dhe më të përhapura në kohë në të gjitha vendet arabe falë përbërësve të thjeshtë.
Një krem i butë, me një shije shumë të veçantë: delikate dhe aromatike për shkak të qiqrave dhe tahinit, por edhe pak e thartë për shkak të lëngut të limonit që i jep ekuilibrin e duhur kësaj recete. Në këtë version, kemi dashur të ringjallim traditën e lashtë duke e krijuar tahinin në shtëpi. Lëreni veten në joshjen e kësaj recete e cila do të jetë shoqëruese e bukës, shkopinjve dhe e shumë vakteve tuaja. Pak piper i kuq djegës do t’i bënte akoma më të shijshme vaktet tuaja me humus.
Përbërësit:
600 gr qiqra të ziera më parë
100 gr fara susami
150 gr ujë i ngrohtë
Lëngu i gjysmë limoni
30 gr vaj susami
1 lugë kafeje piper i kuq
1 thelpi hudhër
Pak kripë
Pak piper i zi
1 tufëz majdanoz
Përgatitja:
Për të përgatitur humusin, qëroni hudhrën, ndajeni përgjysmë për t’i hequr thelbin e brendshëm dhe grijeni shumë imët. Pastaj merrni tufën e majdanozit, lajeni, thajeni dhe grijeni imët gjithashtu.
Hapi tjetër është përgatitja e tahinit (mund ta blini dhe të gatshëm nëse dëshironi). Shtoni farat e susamit në një tigan që nuk ngjit dhe piqini ato në zjarr të ulët për 2-3 minuta. Më pas hidhini ato në një havan dhe shtypini me shkop fort. (Surbiachi dhe surikogi quhen në gjuhën vendase). Nëse nuk i keni këto pajisje, përdorni mikser.
Pasi t’i keni shtypur mirë farat e susamit në havan, shtoni gradualisht vajin, pak kripë, pak ujë të ngrohtë dhe përziejni me shpejtësi. Kontrolloni trashësinë e kremit duke i shtuar më shumë ujë apo më shumë susam të pjekur.
Më pas shtoni qiqrat të cilave u keni kulluar lëngun dhe vazhdoni t’i përzieni duke i shtypur. Shtrydhni lëngun e gjysmës së limonit, shtoni hudhrën, majdanozin e grirë, kripë e piper dhe përziejini përsëri.
Sapo humusi të jetë gati, shtoni edhe pak majdanoz të freskët, piper të kuq, pak vaj dhe humusi juaj është gati. Shërbejeni si antipastë me brusketa ose për një darkë me bukë të thekur në furrë.
Ruajeni në frigorifer, në një enë hermetike për 2-3 ditë. Mund ta ruani edhe në akull, duke e vendosur në format e ngrirëres.
Kjo ishte receta klasike e humusit. Radhës tjetër do t’ju tregojmë recetën e humusit me avokado.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment