Hey, i more vesh benefitet për studentët në Snapfood?
Në aplikacionin Snapfood, çdo student mund të regjistrohet me kartën e tij të studentit dhe të përfitojë bonuse, ulje për porositë e shumë privilegje!
Sapo regjistrohet në aplikacion, secili student përfiton një bonus prej 100 lekësh që depozitohet në kuletën e tij pasi karta verifikohet. Verifikimi i kartës kryhet duke klikuar tek Llogaria, e më pas në kategorinë Promocione, ku në tre-pikëshin në krye të faqes, gjendet Aksesi i Studentit.
Mjafton që të ngarkoni një foto të kartës suaj dhe të prisni për mesazhin e skuadrës së Snapfood që ju konfirmon se karta është verifikuar me sukses dhe bonusi prej 100 lekësh është kaluar në kuletë dhe është gati për t’u përdorur në çdo kohë.
Gjithashtu, pas verifikimit, çdo student përfiton 10% ulje për çdo porosi në restorantet apo marketet që gjenden në aplikacion.
Prisni se ka akoma! Falë programit cashback që të kthen para pas çdo porosie si dhe ftesave për porosi e për regjistrim, mundësitë për të grumbulluar para në kuletën e Snapfood janë pa limit. Ky kredit mund të përdoret për porositje në çdo kohë, duke kursyer ndjeshëm për vaktet e konsumuara jashtë shtëpisë apo konviktit.
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Përgatituni për një surprizë të këndshme nga SnapFood, platforma juaj e preferuar e ushqimit dhe argëtimit në Shqipëri! Kemi punuar pa u lodhur për të ridizenjuar aplikacionin tonë, duke i dhënë atij një pamje të re dhe të freskët...
Kushtojini të paktën gjysmë ore në ditë aktivitetit fizik, të përshtatshëm si për humbjen e peshës ashtu edhe për zgjatjen e jetës suaj. Aktiviteti fizik, në fakt, e bën atë më të lehtë nga shumë këndvështrime, si dhe promovon...
Lini një koment