Hashure me shegë, do të bëhët e preferuara juaj pasi ta provoni!

600 gr grurë
1500 ml ujë
4-5 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle kanellë pluhur
100 gr rrush të thatë
180 gr arra të thërmuara
100 gr kumbulla të thata
Kokrrat e një shege mesatare
1 lugë kafeje kripë të trashë

Lajmë grurin dhe e shtojmë në një enë të thellë.

Shtojmë ujin me pak kripë dhe e zjejmë në zjarr të ngadaltë për gati 1-2 orë.

Pasi gruri është zjerë dhe ka trashur ujin e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë kanellën.

E përzjejmë mirë.

Më pas shtojmë lugët e mjaltit, kumbullat, rrushin apo dhe fiqtë e thatë.

Kumbullat dhe fiqtë i presim në copëza të vogla.

E shtrojmë nëpër gota apo enë ëmbëlsirash dhe e mbulojmë me arra të shtypura, rrush të thatë, shegë dhe e pluhurosim me kanellë.

Lini një koment