Sugjerojmë:

Gjoks pule i gatuar me mozzarella dhe salcë domatesh

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 500 gr gjoks pule
  • 300 gr salcë domatesh
  • 150 g djathë mozzarella
  • 1 qepë e vogël
  • Pak miell
  • Gjethe borziloku
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri
  • 1 garuzhdë ujë të valuar
  • Djathë Parmigiano i grirë

Udhëzimet

1

Në fillim, përgatitim salcën.

2

Në një tenxhere të vogël me 2-3 lugë vaj ulliri, skuqim qepën të grirë hollë, për pak minuta, derisa të bëhet transparente.

3

Shtojmë salcën, i hedhim pak kripë dhe një garuzhdë ujë të valuar.

4

I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në flakë të ulët për 20 minuta, duke e përzier herë pas here.

5

Ndërkohë, përgatitim mishin, gjoksin e pulës e presim në rripa me trashësi 1 cm dhe gjatësi rreth 5 cm.

6

I lyejmë me miell dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri, në flakë të lartë, për 3-4 minuta, duke i përzier vazhdimisht me lugë druri që të mos digjen.

7

Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, i spërkasim me pak kripë, u shtojmë sipër salcën, i lëmë në zjarr edhe për 2 minuta dhe më pas e heqim tiganin nga zjarri.

8

Shtojmë djathin mozzarella të prerë në kubikë, gjethe borziloku të copëtuara me dorë, pak piper dhe i përziejmë me lugë druri.

9

Hedhim mishin në një tavë të lyer me pak vaj ulliri, shpërndajmë sipër djathin e grirë dhe e pjekim me funksionin grilë për 8-10 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperature 240° C derisa të krijojë kore në sipërfaqe.

10

E shërbejmë menjëherë të ngrohtë.

Lini një koment