Sugjerojmë:

Gjellë e shpejtë me mish viçi, patate e sherebelë

600 gr tul viçi
50 gr gjalpë
4 patate
1 tufë sherebelë
1 gotë verë e kuqe
Pak brodo e nxehtë e përgatitur me koncentrat perimesh
2 lugë salcë domatesh
1 lugë koncentrat domatesh
Kripë, piper

1.Prisni tulin e viçit në feta të trasha e më pas në kubikë. Qëroni patatet, lajini dhe pritini në kubikë të të njëjtave përmasa me ato të mishit.
2.Në një tenxhere ngrohni 50 gr gjalpë dhe disa gjethe sherbele, shtoni mishin dhe patatet, lërini të marrin sipërfaqe më pas shtoni dy lugë salcë domatesh dhe një lugë koncentrat domatesh të tretur në një garuzhde brodo, shtoni kripë e piper.
3.Gatuajeni gjellën në zjarr të mesëm për 10 minuta, shtoni verën e kuqe dhe vazhdoni gatimin edhe për 25 minuta duke shtuar pak brodo nëse është e nevojshme.

Lini një koment