Sugjerojmë:

Gati për 15 minuta: Patate të mbushura me proshutë dhe djathë në furrë

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
287
6 patate mesatare
1 filxhan me djathë çedar të grirë imët
3 lugë gjelle vaj ulliri
150 gram proshute
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle piper i zi
Pak rigon

Lani mirë patatet dhe i ndani përgjysmë.
Përdorni një lugë për t’i hequr tulin e brendshëm.
I rendisni patatet e prera në një tavë. I spërkasni sipër me vaj ulliri, kripë dhe piper.
I fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 200 gradë.
Më pas i nxirrni nga furra, i mbushni patatet me proshute, djathë çedar dhe i shtoni pak rigon sipër.
I vendosni në furrë edhe për 5 minuta të tjera. Patatet janë gati për t’u shijuar!

Komento