Shafrani është një ndër erëzat që mund të bëjë mrekulli kundër stresit, shenjave të para të moshës apo stimulimit të pigmentit të lëkurës. Kombinimi i saj me mjaltin dhe qumështin e bën këtë maskë të pabesueshme duke qenë se e hidraton shumë dhe mban larg papastërtitë. Ndërkohë që qumështi do të veprojë si një pastrues natyral.

Do ju nevojitet:
- 1 lugë gjelle shafran Indie
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle qumësht
Përgatitja:
- Pastroni fytyrën me një pambuk.
- Aplikoni me ndihmën e një furçe maskën duke pasur kujdes zonën e syve.
- Lëreni 10 minuta dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe të vakët.
Përdoreni këtë maskë çdo dy javë për një lëkurë të shëndetshme dhe plot jetë!/neps.al
Lini një koment