Sugjerojmë:

Fulia, ëmbëlsira tradicionale e Elbasanit pas lindjes së fëmijës

1 kg miell
500 gr sheqer
750 ml vaj ulliri
Pak kripë
7-8 lugë gjalpë të shkrirë

1. Bëjmë sherbetin  me një gotë sheqer dhe gjysëm gotë ujë.

2.E ziejmë 3-4 minuta pas valës që merr dhe e lemë të ftohet. Tek sherbeti hedhim dhe pak kripë.

3.Sitim miellin, shtojmë pjesën tjetër të sheqerit dhe bëjmë gropëza në të me lugë.

4.I mbushim ato me vaj e sherbet dhe i përziejmë avash pa e ngjeshur.

5. Me majat e gishtave e shkërmoqim deri sa brumi merr formën si në foto.

6.I hedhim gjalpin lart dhe e pjekim me 180 gradë C deri sa ka marrë ngjyrë ( rreth 1 orë ose pak më shumë).

Receta nga @kuzhina_shtepise_sime Instagram

Lini një koment