Sugjerojmë:

Forconi sistemin imunitar me xhinxher. Ja 10 përfitimet e tij në organizëm

Xhinxheri është një opsion perfekt për të forcuar sistemin tuaj imunitar.

Neps.al ju rendit më poshtë 10 përfitime të pabesueshme që ju jep kjo erëz.

Xhinxheri gjendet kollaj në treg dhe nuk kushton shumë!

Ka veti antiinflamatore dhe antibakteriale pasi përmban xhinxherol e për rrjedhojë:

  • Largon dhimbjen e kokës dhe qetëson dhimbjet nga migrena
  • Lehtëson dhimbjet nga osteoartriti
  • Lufton infeksionet e traktit urinar
  • Lehtëson dhimbjet menstruale
  • Lehtëson dhimbjet muskulare

Përmirëson qarkullimin e gjakut – përmban magnez, krom dhe zink

  • Ul kolesterolin dhe për pasojë presionin arterial si dhe normalizon rrahjet e zemrës
  • Fuqizon sistemin respirator, lehtëson simptomat e gripit, ftohjes si dhe largon kollën
  • Përshpejton funksionet metabolike, pra organizmi ka më tepër energji e për pasojë lodhet më pak

Minimizon diskomfortin e sistemit tretës (kryesisht stomakut):

  • Lehtëson tretjen dhe nauzeat sidomos tek gratë shtatzëna
  • Lehtëson simptomat e nauzeas nga udhëtimi
  • Forcon sistemin imunitar,  i pasur në antioksidantë të cilët luftojnë radikalet e lira
  • Ndihmon në rënien nga pesha
  • Mbron mëlçinë, detoksikues i fuqishëm i organizmit
  • Lufton astmën dhe alergjitë,  përmban zerumbon, përbërës aktiv i cili forcon sistemin imunitar

Lini një koment