Fole dallëndyshesh, receta e veçantë që i “rrëmbyem” kuzhinës së Rezit!
D’artes by Rezi është një tjetër blogere ushqimi që po spikat me pjatat e shijshme dhe fotot e kuruara deri në detaj. Shumica prej gjërave që ajo gatuan janë me natyrë tradicionale, por mënyra e veçantë në servirje dhe finesa që bie në sy, të ftojnë menjëherë që t’i gatuash edhe ti nga shtëpia këto receta praktike.
Sot, ne i “rrëmbyem” Rezit një recetë tepër të veçantë që duhet “Fole Dallëndyshesh”.
Jeni kuriozë të dini sesi përgatitet?
Atëherë si fillim ju duhen këto përbërës:
½ e petës sfoliatë (e gatshme)
Mortadella e ndarë në feta të holla rrumbullake
Djathë gouda e butë (e prerë në katrorë)
Kërpudha të prera në copa të vogla
Salcë Beshamel
Udhëzime mbi përgatitjen:
Petën sfoliatë e ndani përgjysmë dhe e hapni me dorë sa të mundeni.
Sipërfaqen e saj e spërkasni me disa lugë beshamel. Për recetën e salcës beshamel mund të klikoni këtu.
Shtroni me radhë fetat mortadellës, sipër tyre fetat e djathit gouda, më pas kërpudhat dhe disa lugë beshamel (Sasia e përbërësve varet edhe numri i personave).
E mblidhni role petën e mbushur, duke mbyllur fillimisht anët në mënyrë që të mos dalë mbushja.
Rolenë e prisni më kujdes në feta me trashësi 5 cm.
I vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.
Sipër i shtoni përsëri beshamel dhe i fusni në furrë të piqen në temperaturë 200 gradë për 15 minuta.
Ju bëftë mirë!
Foto dhe receta, marrë nga faqja zyrtare në Instagram e 𝓓’𝓪𝓻𝓽𝓮𝓼 𝓫𝔂 𝓡𝓮𝔃𝓲
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment