Sugjerojmë:

Flokët tuaj kanë humbur shkëlqimin dhe butësinë? Avokado dhe problemi u zgjidh!

Acidet yndyrore që përmban avokado janë shumë efektive në trajtimin dhe rigjallërimin e flokëve të keqtrajtuar.

Nëse keni kërkuar prej kohësh një trajtim efektiv për majat e flokëve tuaj të thata dhe të ndara në dysh, tashmë ja ku e keni. Një maskë natyrale, me pak kosto, por shumë shumë rezultative!

Çfarë ju duhet: 

  • 1 avokado
  • 1 e bardhë veze
  • 1 lugë vaj ulliri

Udhëzime mbi përdorimin: 

  • Merrni tulin e avokados dhe shtypeni me një pirun në një tas.
  • Në të shtoni të bardhën e vezës dhe një lugë gjelle vaj ulliri.
  • Përziejeni duke krijuar një masë kremoze.
  • Aplikojeni masën në flokët tuaj dhe lëreni të veprojë për rreth 30-40 minuta.

Image result for avokado hair mask

Kjo maskë rekomandohet dy herë në javë, para se të lani flokët!/neps.al 

Lini një koment