Sugjerojmë:

Finok në tavë

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
30 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
4 finokë të mëdhenj
1 majë luge arrëmyshk i grirë
1 thelpi hudhër, e shtypur
200 ml pana
50 gr parmixhiano

Nxehni furrën në 200C dhe vendosni një tigan me ujë të kripur të vlojë. Hiqni majat e finokut dhe më pas priteni në copa. Ziejini për 5-6 minuta, më pas kullojini mirë. Vendosini në tavë, kriposini dhe spërkatini me arrëmyshk. Hidhni hudhrën në pana ​​dhe hidheni mbi finok. Hidhni sipër parmixhianon dhe më pas piqini për 20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë

Komento