Sugjerojmë:

Fileto viçi me salcë kërpudhash, pjata që ju duhet një ditë të shëndetshme!

4 fileto viçi
500 gr kërpudha të freskëta
1 qepë
1 gote konjak
Piper
Kripë
Vaj

1.Fillojmë duke pastruar e prerë qepën imët dhe më pas e vemë në tigan të skuqet. deri sa të marrë ngjyrë të artë.

2.Më pas hedhim kërpudhat e lara dhe të prera në feta. Shtojme kripë dhe piper.

3.Kërpudhat mund të duan deri në 10 minuta për tu bërë.

4.Kur shikojmë se lengu që ato lëshojnë është thithur shtojmë konjakun.

5.Ndërkohë në një tigan tjetër fillojmë dhe pjekim filetot.

6.Pasi filetot të jenë pjekur i vendosim në pjatë dhe sipër u hedhim salcën e kërpudhave.

Lini një koment