Sugjerojmë:

Fileto salmoni me sallatë jeshile dhe djathë pecorino

4 fileto salmoni
3 lugë lëng limoni të freskët
3 lugë vaj ulliri
1/4 filxhan djathë pecorino i grirë imët
1 tufë sallatë jeshile
3 lugë bajame të thekur
1 mollë
Kripë, piper i zi

1.Së pari lini salmonin në temperaturën e dhomës 10 minuta para gatimit.
2.Ndërkohë, rrihni së bashku lëngun e limonit, 2 lugë vaj ulliri dhe 1/4 lugë çaji kripë në një tas të madh.
3.Shtoni sallatën dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta.
4.Ndërkohë prisni mollën në feta dhe shtojeni tek sallata bashkë me djathin dhe bajamet.
5.Marinojeni me piper dhe kripë dhe lërini mënjanë.
6.Spërkatni salmonin me 1/2 lugë çaji kripë dhe pak piper.
7.Vendosni në zjarr tiganin me pak vaj ulliri dhe hidhni salmonin të gatuhet deri sa të marrë ngjyrë të artë në të dyja anët.
8.Hiqeni nga zjarri dhe hidheni në pjatën ku doni ta servirni bashkë me sallatën.

Lini një koment