Sugjerojmë:

Fileto pule të skuqura me salcë limoni

Fileto pule të skuqura me salcë limoni

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kush është dakord, se limoni i jep shije çdo pjate? Sekreti për të lëpirë gishtat me filetot e pulës, fshihet pikërisht pas kësaj agrumeje.

Ingredientët

  • 2 gjokse pule
  • 4 lugë gjelle miell
  • Pak kripë, piper të zi
  • Rigon
  • Lëngu i një limoni
  • ½ tufë kopër

Udhëzimet

1

Filetot e pulës i prisni hollë dhe i marinoni me kripë, piper e rigon.

2

I lyeni tek tasi me miell nga të dyja anët dhe vendosni për t’i skuqur në një tigan.

3

I shtoni 1 gotë ujë të vakët, ku keni tretur më parë një lugë gjelle miell.

4

Sapo ta shihni që filetot e pulës janë gatuar siç duhet, shtoni lëngun e limonit koperin dhe shërbejeni të ngrohta.

Lini një koment