Sugjerojmë:

Fileto pule me kërpudha dhe salcë ananasi

Persona: 2

Ingredientët

  • 300 gr fileto pule
  • 1/4 kokërr qepë
  • 100 gr bizele
  • fara susami
  • kërpudha
  • 200 gr ananas
  • djathë dhie
  • limon
  • lëkurë portokalli
  • 20 gr mustardë
  • vaj ulliri
  • 200 ml lëng pule
  • xhexhefil

Udhëzimet

1

Fileton e pulës e lyejmë me vaj ulliri dhe mustardë dhe e pjekim në skarë për 5 minuta.

2

Në një blender, përgatisim salcën me ananas, vaj ulliri, xhenxhefil, lëkurë portokalli dhe lëng limoni.

3

Në një tigan, hedhim lëngun e pulës, ¼ e qepës dhe bizelet. I lëmë në zjarr për 7 minuta, shtojmë më pas kërpudhat dhe i gatuajmë dhe për 2 minuta të tjera.

4

Gjatë servirjes, në pjatë shtojmë pak fara susami, si dhe djathë dhie.

Lini një koment