Fiks për Shën Valentin: Ky scrub i bërë në shtëpi do na i bëjë buzët më të buta se kurrë më parë
Të gjithëve na pëlqejnë buzët e hidratuara mirë, pa të skuqura dhe të plasaritura bezdisëse. Me përdorimin e përditshëm të buzëkuqëve dhe me rritjen në moshë, ky problem na kthehet në një sfidë të vërtetë. Megjithatë edhe kjo e ka një zgjidhje dhe kjo e sotmja është tërësisht natyrale.
Ka një kosto të ulët dhe efikasitet të lartë, prandaj mos e lini pa provuar!
Ja çfarë ju nevojitet:
¼ lugë gjelle me sheqer kaf
¼ lugë gjelle me mjaltë
¼ lugë gjelle me vaj kokosi
Balsam për buzët
Udhëzime:
Në fillim vendosni tek buzët një balsam zbutës.
Në një enë të vogël do të bashkoni sheqerin, mjaltin dhe vajin e kokosit. I përzieni mirë dhe më pas e aplikoni tek buzët. Thjesht e lini të veprojë. Mos e fërkoni pasi kjo do të lëndonte buzët tuaja.
Në fund e hiqni me ndihmën e një letre. Pas kësaj aplikoni sërish balsam buzësh./neps.al
Secili ftrut i thatë ka përfitimet e veta shëndetësore—por disa janë në krye kur bëhet fjalë për këtë lëndë ushqyese të ngopshme. Ka shumë gjëra të mrekullueshme për ta—përfshirë faktin që janë një paketë e vogël e mbushur me...
Dieta më e mirë për jetëgjatësi është ajo që përfshin shumë fruta, arra dhe bishtajore, perime dhe drithëra të plota. Ushqimet që duhet të kufizohen ose të shmangen për jetëgjatësi përfshijnë ato të pasura me sheqer të shtuar, yndyrë...
Shalqini është frut shekullor, i lëngshëm dhe i ëmbël dhe shumë e shohin atë si një ëmbëlsirë të përsosur për të shuar etjen gjatë vapës së verës. Këtu janë disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të tij: 1-Ju ndihmon të...
Lini një koment