Sugjerojmë:

Fergesa tradicionale me patëllxhanë, speca dhe gjizë

3-4 patëllxhanë
3-4 kokrra domate
2-3 thelpinj hudhra
4-5 lugë gjizë
2 speca
Vaj ulliri
Gjalpë të freskët
Kripë
Piper

1.Në fillim pastrojmë dhe lajmë me ujë të rrjedhshëm patëllxhanët, domatet dhe specat.

2.Patëllxhanët dhe specat i presim në rrathë të hollë ose në shirita. Vendosim një tigan të madh në zjarr.

3.Më pas shtojmë vajin e ullirit dhe specat.

4.Shtojmë patëllxhanët e prerë dhe hudhrat e grira ose të shtypura dhe i lemë të skuqen për pak duke i kavardisur.

5.Domatet i presim në feta të vogla ose kubike. Domatet e grira i shtojmë tek tigani ku kemi patëllxhanët e specat.

6.Ju hedhim kripë dhe i lemë të zjejnë derisa salca të jetë bërë e trashë dhe vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.

7.Në këtë moment, fërgesën e heqim nga zjarri, e kalojmë në një tavë pjekjeje dhe siper hedhim gjizën.

8.Duke e përzierë e spërkatim me pak piper dhe disa pika gjalpë të freskët dhe e futim në furrë për 7-8 minuta.

9.Sipas dëshirës përveç përbërësve më sipër fërgesës i shtohen edhe qepë të njoma ose djathë i thërrmuar në vend të gjizës.

10.Pasi tava me speca e patëllxhanë të jetë pjekur e shoqërojmë me bukë të thekur.

Lini një koment