Sugjerojmë:

Edhe çezar edhe pasta. Receta unike që bashkon dy shije të veçanta!

2 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle lëng limoni
¾ filxhan me majonezë
2 lugë çaji me hudhër pluhur
1/3 filxhan me djathë të grirë parmixhano
Për pastat: 1 pako pasta (rekomandohen pennet)
2 gjethe lakër jeshile
1 gjoks pule (i skuqur paraprakisht me pak vaj e kripë)
1 lugë çaji pastë sardeleje (tul sardelesh)
Djathë parmixhano për servirje

1.Në një tas mesatar rrihni së bashku mustardën, lëngun e limonit, majonezën, hudhrën dhe tulin e sardeleve.

2.Shtoni djathin parmixhano, ¼ lugë çaji piper. I përzieni të gjitha bashkë dhe i lini mënjanë.

3.Në një tenxhere me ujë e kripë zieni pastat për 10 minuta. Më pas i kulloni dhe i transferoni në një tas të madh.

4.Prisni gjethet e lakrës imët dhe ia shtoni pastave. Shtoni gjoksin e pulës të prerë në copa të vogla.

5.Në fund i shtoni salcën që përgatitët dhe i përzieni mirë. Shtoni edhe djathin parmixhano.

6.Shërbejeni menjëherë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment