Sugjerojmë:

Ec me hapin e botës! 5 arsye pse duhet ta shkarkosh këtë aplikacion në celularin tënd

A ke një aplikacion në telefonin tënd përmes së cilit mund të porosisësh ushqim?  Nëse jo, lexo më poshtë 5 arsyet pse duhet ta shkarkosh një tillë.
Jam e sigurt që do të përfundosh duke e instaluar! Kë? E thjeshtë: Quhet SnapFood!

Pjesa më e mirë kur vjen puna tek SnapFood është se:

  1. Ka aplikacionin e tij, të cilin mund ta shkarkoni në celular dhe tablet për iOS dhe Android
  2. Nuk merr shumë hapsirë në celularin tënd
  3. Gjen brenda restorantet më të mira të kryeqytetit
  4. Porosia vjen me një klik në adresën tënde
  5. Shansi që porosia të vijë gabim është 0!

Me gjasa në mendjen tënde janë shumë pyetje. Le të fillojmë t’i japim përgjigje një e nga një.

Çfarë është Snapfood?
Snapfood është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të porositur ushqimin e preferuar në vendndodhjen që dëshironi.

Si funksionon Snapfood?
Shkruani adresën ku ju do të dëshironi t’ju dërgohet ushqimi. Menjëherë do të listohen të gjitha restorantet e zonës. Zgjidhni restorantin që preferoni, bëni porosinë tuaj, shkruani adresën dhe ushqimi do t’ju vijë shumë shpejt.

A duhet të paguaj për transportin?
Çdo restorant paraqet tarifën që ju do të paguani për transportin. Në momentin që zgjdhini restorantin dhe vendosni produktet në shportë, përveç tarifës së produktit do të gjeni dhe tarifën e transportit për secilin restorant.

Çfarë duhet të bëni nëse gaboni diçka në porosinë tuaj?
Shërbimi i klientit është tërësisht i angazhuar për porositë tuaja në Snapfood, që nga momenti që kryeni porosinë tuaj e deri kur bëhet dorëzimi. Në rast se ju bëni diçka gabim, gjithmonë mund të shkruani në adresën e  email-it ose të telefononi në numrin e telefonit. Porosia juaj e parë do të anulohet, që ju të bëni sërish porosinë që dëshironi.

Cila është vlera minimale e porosisë?
Vlera minimale e porosisë ndryshon në varësi të restorantit, nga i cili porosisni.

Cilat janë mënyrat e pagesës?
Pagesa kryhet pas dorëzimit të porosisë në lekë pra me “pagesë në dorë”.

Çmimet në menunë online janë njëlloj si në restorante?
Çmimet variojnë sipas restoranteve të listuara. SnapFood inkurajon bizneset që të ofrojnë promocione në menunë online.

Duhet të lë bakshish?
Dhënia e bakshishit varet nga dëshira e klientit.

Mund të ndodhë që porosia të vonohet?
Koha e dërgesës së porosisë është përcaktuar nga restoranti duke llogaritur kohën e përgatitjes dhe transportit të ushqimit, në bazë të adresës tuaj. Në rast vonese ju mund të kontaktoni me shërbimin e klientit ose me restorantin.

Në çfarë orari mund të porosis?
Orari për shërbimin e ofruar është në varësi të orarit që vendos restoranti dhe këtë informacion mund ta gjeni në Snapfood të përcaktuar për çdo restorant që zgjidhni.

Përse SnapFood nuk është i vlefshëm në qytetin tim?
SnapFood është i vlefshëm vetëm në Tiranë.

Si është cilësia e ushqimit?
SnapFood ka përzgjedhur restorantet më të mira, që ofrojnë për klientin ushqime të shijshme dhe me cilësi.

Si është i paketuar ushqimi?
Paketimi varet gjithmonë nga lloji i ushqimit dhe restorantit ku ju po bëni porosi. Restorantet tona kujdesen shumë për të përdorur paketimin që ruan temperaturën. Nëse keni sugjerime në lidhje me paketimin e ushqimit, ju lutemi na telefononi në numrin tonë të telefonit dhe ne do të kontaktojmë me restorantin.

Si mund të veproni nëse keni alergji nga ushqime të caktuara?
Nëse keni alergji nga ushqime të caktuara dhe keni nevojë për një informacion të detajuar për porosinë, ju lutem telefononi restorantin.

Si vjen ushqimi tek unë?
Ushqimi do të dërgohet nga vetë restorantet. Çdo restorant do të tregojë kohën totale, që i nevojitet për të përgatitur ushqimin dhe për ta dërguar atë në adresën që klienti kërkon. Koha totale llogaritet duke marrë në konsideratë kohën e përgatitjes së ushqimit dhe distancës të adresës, ku do të dërgohet ushqimi.

Lini një koment