Sugjerojmë:

E veçantë dhe me super shije, tiramisu me gjalpë fëstëku

300 gr mascarpone
100 gr gjalpë fëstëku
100 gr sheqer
100 gr biskota savoiardi
2 bustina kafe

1.Si fillim zhysni biskotat në kafen e përgatitur.

2.Rrihni mascarponen me sheqerin dhe gjalpin e fëstëkut deri sa të bëhet një masë kremoze.

3.Merrni biskotat e dhe kompozojeni sipas dëshirës, duke hedhur në enën që keni zgjedhur fillimisht pak krem, biskotat dhe sërish krem.

4.Mund ta dekoroni me pak gjethe mente, fëstekë dhe mjedra.

5.Ju bëftë mirë!

Receta nga Mirela Andoni

Lini një koment