Sugjerojmë:

E preferuara e turistëve të huaj! Kreperia në zemër të Tiranës me një reputacion super të ëmbël

Nisi gjithçka si një eksperiment i vogël, për t’u ofruar klientëve përpos kafesë edhe një ushqim të shpejtë e të shëndetshëm. Por krepat që dikur do të ishin vetëm një test, sot janë kryefjala e “Crepe de Paris” pranë Selvisë në kryeqytet, që është shndërruar në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj falë shijeve unike të krepave që duket se e meritojnë plotësisht reputacionin që kanë fituar. Në listën e gjatë  të produkteve të tyre, padyshim vendin e parë e zënë krepat e ëmbla dhe jo më kot.

Përveç fantazisë në kombinimin e shijeve që kërkon mjeshtëri të veçantë, përbërësit janë ata që bëjnë diferencën. Sikurse shprehet dhe drejtuesja e “Crepe de Paris”, për ta është thelbësore që përbërësit të jenë gjithnjë të freskët dhe furnizimi nga furnitorë të besuar me produkte kryesisht të stinës, garanton krepa nga ato që të bëjnë të lëpish gishtat e pse jo, të porosisësh dhe një tjetër. Por në këtë lloj biznesi, produkti cilësor nuk është gjithnjë formula për sukses.

“Suksesi është 1% aftësi dhe 99% punë.”-rrëfen drejtuesja e kreperisë duke theksuar se qasja dhe afërsia me klientin janë thelbësore në mbarëvajtjen e këtij biznesi, ku një nga ndodhitë më të këndshme e emoconuese, sikurse tregon ajo, ka qenë një ditëlindje speciale e një fëmije të spektrit autik.

 Angazhimi i përditshëm në promovimin e produkteve, promocionet dhe eventet e vogla e kryesisht dashamirësia ndaj klientëve e bashkëpunëtorëve e kanë bërë “Crepe de Paris” një destinacion të dashur për të gjithë, veçanërisht ata me një dobësi për krepa e ëmbla.

Lini një koment