Dy truke të thjeshta për të shpëtuar kalbjen e erëzave në kuzhinë
Për hir të së vërtetës erëzat nuk zgjasin shumë, edhe nëse i mbajmë në frigorifer. Por ekzistojnë 2 mënyra si t’i mbani ato të freskëta për një kohë më të gjatë.
Ja cilat janë ato:
Trajtoji si lule
Mbush një gotë me ujë dhe zhyt barërat në ujë. Tani ruajini në frigorifer. Me këtë, ju do t’i mbani erëzat e freskëta për 3-4 ditë më shumë.
Nëse dëshironi t’i mbani bimët tuaja të freskëta për më shumë se 4 ditë, thjesht i fusni në gjalpë. Si funksionon kjo? I lani erëzat dhe i prisni në copa më të vogla. I fusni tek kubat e akullit dhe sipër i shtoni gjalpë të shkrirë. I mbani në ngrirje dhe i përdorni sa herë të keni nevojë në gatime.
Kështu do të shpëtoni njëherë e mirë edhe nga hedhja e erëzave në kosh, si rrjedhojë e mos shfrytëzimit në kohë. Me këto truke të thjeshta ju kurseni kohë dhe para!
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment