Sugjerojmë:

Dulce de leche: Shije karameli nga Amerika Latine

Dulce de leche, receta origjinale, e parezistueshme me shije ‘caramella mou’  mund të përdoret në shumë mënyra. Për të përgatitur këtë krem duhen shumë pak përbërës dhe qumështi me sheqerin zihen derisa kremi të marrë një ngjyrë bezhë të ëmbël. Le të shohim më poshtë si përgatitet:

  • 1 litër qumësht
  • 300 gr sheqer
  • Disa kokrra nga një shkop vaniljeje
  • Pak sodë buke

Përgatitja në mikrovalë:

  • Hidhni përbërësit në një tas që futet në mikrovalë.
  • Gatuajini për dy minuta në fuqi mesatare.
  • Hiqeni enën nga zjarri dhe me ndihmën e një luge druri përziejeni mirë përbërjen.
  • Vendoseni në mirkovalë edhe për dy minuta dhe më pas përziejeni përsëri.
  • Rivendoseni të gatuhet edhe për 20 minuta të tjera, gjithmonë duke e përzier çdo dy minuta.
  • Dulce de leche është gati kur të marrë ngjyrën klasike të karamelit dhe të jetë e trashë e kremoze.

Përgatitja sipas mënyrës klasike:

Hidhni përbërësit në tenxhere dhe ziejini në zjarr shumë të ulët duke i përzier herë pas here për gati  dy orë.

Lini një koment