Sugjerojmë:

Duaje imunitetin tënd duke zbatuar këto 6 pika të thjeshta

Dashuria është ajo çka i duhet sistemit tuaj imunitar.

Kjo nuk ka pse të tingëllojë aspak çuditshëm, pasi dashuria do të përkthehet sigurisht në një përkujdesje të veçantë ndaj 6 pikave,  që Neps.al i rendit për ju më poshtë:

Bëni një gjumë të mirë
Flini dhe zgjohuni çdo ditë në të njëjtën orë. Nëse vuani nga pagjumësia mos e neglizhoni.

Ushtrohuni rregullisht
Bëni ecje çdo ditë, pak biçikletë, vrap në natyrë nëse është e mundur. Duhet të bëni gjithçka për të vënë në lëvizje çdo pjesë dhe muskul të trupit.

Mbani një peshë të shëndetshme
Mundohuni të mbani një peshë të shëndetshme në proporcion me gjatësinë tuaj. Mundohuni të mos keni luhatje të mëdha, pasi kjo i bën dëm edhe lëkurës.

Dietë e pasur me fruta dhe perime
Dieta juaj duhet të ketë shumë alternativa dhe ngjyra. Shmangni të skuqurat dhe brumërat. Mos e teproni gjithashtu me konsumin e frutave pasi kanë sheqer, ndërsa perimet është më mirë t’i gatuani në avull.

Mos pini duhan
Duhani do ju japë probleme me frymëmarrjen apo mushkëritë dhe jeni më i predispozuar të prekeni ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Menaxhoni stresin
Mos e lini stresin t’ju sëmurë. Në rast të kundërt imuniteti ulet ndjeshëm dhe nuk ka aftësi të “luftojë”përballë sëmundjeve të ndryshme.

Burimi: Nutrition Palette

Lini një koment