Maska që ju sugjerojmë më poshtë sulmon në mënyrë efektive aknet dhe bakterin që e shkakton atë.
Ajo konsiston vetëm në tri përbërës që të gjithë i keni në shtëpi, por me siguri nuk i shfrytëzoni ashtu siç duhet për bukurinë tuaj.
Çfarë ju duhet:
- 1 lugë gjelle kanellë
- 1 lugë gjelle xhel aloe vera
- 3 lugë gjelle mjaltë ( lëngshëm)
Përgatitja:
- Miksoni tri përbërësit në një enë dhe i trazoni mirë.
- Aplikojeni maskën në fytyrë, duke shmangur zonën afër syve dhe gojës.
- E mbani për 10 minuta, shpëlajeni me ujë të vakët dhe në fund e thani lëkurën me një peshqir të pastër./neps.al
Lini një koment