Sugjerojmë:

Djathë i veshur me petë, skuqur me mjaltë e fara susami

Djathë i veshur me petë, skuqur me mjaltë e fara susami

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 petë e gatshme
  • 200 gram djathë i bardhë
  • 4 lugë gjelle mjaltë
  • 1 filxhan me fara susami
  • vaj luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Ndani petën në 4 shirita të hollë.

2

Mbështillni me to fetat e djathit. Nëse jeni më shumë se 4 persona atëherë duhet të shtoni sasinë.

3

I lyeni petët me pak ujë në mënyrë që ato të fiksohen pas djathit. I lini për pak minuta në ngrirje dhe më pas i skuqni në një tigan me vaj të nxehur.

4

Pasi të jenë skuqur mirë nga të dyja anët, e shërbeni djathin në një pjatë duke i shtuar sipër fara susami dhe mjaltin.

5

Shijojeni dhe ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment