Sugjerojmë:

Disa nga masat që duhet të marrin pacientët me diabet ndaj rrezikut të COVID-19

Nëse jeni me diabet, merrni masa që të jeni të përgatitur në rast se sëmureni:

-Tregoni kujdes maksimal në monitorimin e nivelit të glukozës. Kontrolli i rregullt mund t´ju ndihmojë të evitoni komplikacionet që vijnë nga niveli i lartë apo i ulët i glukozës.
-Nëse shfaqni simptoma të tipit temperaturë e lartë, kollë ose vështirësi në frymëmarrje është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun specialist.
Çfarëdolloj infeksioni mund të ndikojë në rritjen e nivelit të glukozës dhe të rrisë nevojën për më shumë lëngje, kështu që sigurohuni që të merrni sa më shumë lëngje dhe ujë.
Nëse jetoni vetëm, merrni masa që të keni kontaktet e mjekut për rastet kur nuk ndjeheni mirë apo keni simptoma që lidhen me COVID-19.
Sigurohuni që të keni furnizim me medikamentet për diabetin duke u konsultuar me mjekun specialist.
Sigurohuni të keni furnizime të mjaftueshme me ushqime në mënyrë që të evitoni daljen e jashtë shtëpisë.
Mundohuni të jeni të programuar, evitoni mbingarkesën me punë dhe mundohuni të flini mjaftueshëm dhe mirë.

Të ushqyerit shëndetshëm është një ndër komponentët thelbësorë për menaxhimin e diabetit. Prandaj, është shumë e rëndësishme për pacientët diabetikë të konsumojnë një dietë ushqimore të larmishme dhe të ekuilibruar me qëllim për të mbajtuar nivelin e glukozës në gjak të qëndrueshme si dhe në të njëjtën kohë të forcojnë sistemin e tyre imunitar.

Për sa më lart, specialistët rekomandojnë:
Jepini prioritet konsumit të ushqimeve me indeks glicemik të ulët si: perime, makarona me grurë të plotë, etj
Evitoni konsumin e ushqimeve të skuqura dhe limitoni konsumin e ushqimeve me nivele të larta sheqeri, karbohidratesh dhe yndyrë
Konsumoni ushqime me proteina të mira si; peshku, vezët, qumështi, fasulet (pasi të jenë zierë plotësisht)
Konsumoni perime jeshile
Konsumoni fruta në çdo dy ose tre vakte

Duke qenë se jemi duke jetuar në izolim për shkak të pandemisë nga COVID-19 dhe për pasojë lëvizjet janë shumë të kufizuara, specialistët iu rekomandojnë pacientëve diabetikë që të gjejnë mënyra alternative për aktivitet fizik në kushtet e shtëpisë.

Lini një koment