Sugjerojmë:

Dieta e fertilitetit u krijua për të mbetur shtatzënë. Ja pse ju ndihmon edhe të humbni në peshë

Me kalimin e viteve dietat popullore kanë ardhur duke u përkeqësuar. Shumica e tyre përqendrohen tek humbja e kileve, shëndeti kardiovaskular apo jetesa e shëndetshme. Ndër të tjerash është edhe dieta e fertilitetit, që konsiderohet si një ndër dietat më mira, pasi i ndihmon gratë të mbeten shtatzënë.  Në fakt dieta e fertilitetit nuk është diçka e re. Ajo është bazuar në studimin e mbi 18.000 grave dhe ka filluar që në vitin 1991.

Cilat ushqime mund t’ju ndihmojnë për të mbetur shtatzënë?
Studiuesit e kanë thënë me kohë se mbipesha zvogëlon shanset e një gruaje për të mbetur shtatzënë. Por ata donin të dinin nëse ushqimi luante një rol shtesë në fertilitetin, pavarësisht nga pesha e trupit. Për këtë arsye ata studiuan një numër kaq të madh grash, brenda 8 viteve për të parë se kush hante çfarë dhe cila prej tyre mbeti shtatzënë.

Në mënyrë të veçantë për të shmangur fertilitetin, duhet të keni një dietë të pasur me yndyrna të shëndetshme, drithëra dhe proteina bimore. Të gjitha këto ndihmojnë në ovulimin e grave rregullisht dhe e ndihmojnë të mbetet shtatzënë më lehtë. Këto ushqime gjithashtu mund të ndihmojnë në rregullimin e nivelit të glukozës në gjak dhe të insulinës, të cilat luajnë rol edhe në ovulacion.

Nga ana tjetër, konsumimi i yndyrave të ngopura, karbohidrateve të rafinuara, pijet me sheqer dhe mishi i kuq ulin shanset për një shtatzëni të mundshme. Një ndryshim midis dietës së fertilitetit dhe një diete më të përgjithshme është sasia e acidit folik të rekomanduar.

Related image

Dr. Chavarro thotë se kërkimet e tij fillestare dhe hulumtimet e mëvonshme kanë mbështetur idenë se doza të larta të acidit folik shoqërohen me një gjasë më të madhe për shtatzëni të shëndetshme.

“Acidi folik është një faktor shumë i rëndësishëm në parandalimin e infertilitetit, në nivele edhe më të larta se ajo që ne rekomandojmë për parandalimin e defekteve të lindjes”, thotë Dr. Chavarro. Zarzavatet, frutat dhe arrat janë të larta në folatë.

Image result for pregnant women diet

A duhet ta provoni dietën e fertiliteti?
Duke qenë se dieta e fertilitetit do ju bëjë të shmangni yndyrnat e pashëndetshme, gjasat që të humbni në peshë janë të mëdha. Me ushtrime të rregullta ju do të reduktoni edhe stresin, gjë që do të rrisë shanset për shtatzëni. Deri këtu jemi okej.

Por përpara se të nisni një dietë të tillë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Kjo dietë nuk mund të zgjidhë problemet e mundshme të fertilitet që mund të jenë të trashëguara, si rrjedhojë e infeksioneve apo problemeve me pjellorinë e partnerit tuaj. Nëse jeni mbi 35 vjeç dhe keni mbi 6 muaj që tentoni të mbeteni shtatzënë, duhet ta merrni seriozisht konsultën profesionale me mjekun./neps.al 

Lini një koment