Sugjerojmë:

Dermatologët ndajnë 5 truke për të reduktuar celulitin dhe realisht funksionojnë!

Ju mund ta kaloni tërë jetën duke luftuar kundër celulitit pa marrë ndonjë rezultat. Kjo mund të jetë për shkak të gjenetikës që do të thotë që asnjë dietë apo stërvitje nuk mund t’ju  ndihmojë. Sidoqoftë, ekzistojnë disa mënyra për të minimizuar celulitin.

Sipas BrightSide ja cilat janë ato:

1. Masazh i thellë

Dermatologists Share Tips to Reduce Cellulite That Actually Work

Dermatologët thonë se masazhi mund të ndihmojë në qarkullimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës. Problemi i vetëm është se efektet nuk zgjasin. Për të mbajtur rezultate të mira, duhet të keni seanca të rregullta masazhesh të thella, si një herë në javë, për shembull.

Kremërat 

Dermatologists Share Tips to Reduce Cellulite That Actually Work

Nuk ka asnjë provë shkencore që kremrat kundër celulitit janë efektivë. Por ato mund të hidratojnë lëkurën tuaj kështu që të duket më e fortë. Vithet tuaja do të duken më mirë, por nuk duhet të mbështeteni në to për një rezultat të madh. E vetmja gjë për të cilën dermatologët janë të sigurt është se kremërat nuk japin efekte afatgjata. Terapia duhet të vazhdohet. Në rast se vendosni të provoni kremëra, mjekët sugjerojnë të blini një larmi të tillash dhe t’i jepni 8 javë kohë për të parë rezultatet.

Larja e trupit me furçë

Dermatologists Share Tips to Reduce Cellulite That Actually Work

Dermatologët thonë se larja e thatë mund të jetë efektive, por përsëri, nuk duhet të mendoni se do të shihni rezultate të mëdha. Për më tepër, ju duhet ta bëni këtë procedurë gjatë një periudhe të gjatë kohore. Por lajmi i mirë është, ju mund ta bëni vetë në shtëpi.

Si bëhet?

  • Lani lëkurën duke përdorur lëvizje në drejtim të akrepave të orës. Ju mund ta shihni se si ta bëni atë në foton më lart.
  • Përdorni presion të lehtë ku lëkura juaj është e hollë dhe furça më e fortë mbi lëkurën më të trashë.
  • Pas larjes së thatë, bëni një dush të freskët për të ndihmuar në largimin e çdo lëkure të thatë. Pastaj aplikoni pak vaj për ta zbutur.

Paisjet e bazuara në radiofrekuencë 

Dermatologists Share Tips to Reduce Cellulite That Actually Work

Hulumtimet kanë treguar që pajisjet e radiofrekuencës janë efektive në uljen e celulitit. Në një studim u testuan 16 persona. Ata iu nënshtruan këtij trajtimi dy herë në javë gjatë 6 javëve dhe pati një rënie të 71.87% në perimetrin e kofshëve dhe 25% përmirësim të celulitit.

Duke përdorur energjinë RF për të ngrohur yndyrën, lëkura juaj forcohet dhe qarkullimi i gjakut rritet, i cili me kohë, ndihmon për të zvogëluar celulitin.

Trajtimet profesionale 

Dermatologists Share Tips to Reduce Cellulite That Actually Work

Dermatologët thonë se disa procedura të veçanta të kryera nga ekspertë mund të jenë shumë efektive në uljen e celulitit. Një nga më të dobishmet nga këto njihet si “nënkërkim”. Ky manipulim prish “bandat” e vështira që shkaktojnë celulitin. Por sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të bëni këtë trajtim. 232 pacientë u studiuan dhe 99% e tyre ishin të kënaqur me efektin. Rezultatet mund të zgjasin deri në 2 vjet. Praktikuesit kanë vërejtur përmirësim edhe pas një seance.

Burimi: BrightSide 

Lini një koment