Në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim copat e pulës derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. I vendosim mënjanë. Në të njëjtin tigan, shtojmë pançetën dhe e gatuajmë derisa të bëhet krokante. E heqim nga tigani dhe e lëmë mënjanë.
Shtojmë qepët, karrotat dhe hudhrën në tigan dhe i gatuajmë derisa të zbuten. Shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë gatimin edhe për disa minuta. Pastaj, e kthejmë pulën në tigan, e spërkasim me miell dhe e përziejmë mirë për të krijuar një shtresë të lehtë.
Hedhim verën e kuqe dhe lëngun e pulës në tigan, shtojmë trumzën dhe gjethet e dafinës. E lëmë të ziejë në zjarr të ulët për rreth 1.5 orë, derisa pula të bëhet e butë dhe salca të trashet.
Shoqërohet me: Pure patatesh ose bukë të freskët. Konsumohet si një pjatë kryesore e pasur për një darkë të ngrohtë dhe komode.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento