Sugjerojmë:

Çokollatat Raffaello mund t’i bëni vetëm me pesë hapa!

Çokollatë Rafaelo

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Çokollatat tuaja të preferuara tanimë mund t'i përgatisni vetë falë recetës që Neps ju sjell më poshtë. Ndajeni edhe me miqtë tuaj!

Ingredientët

  • 100 gr sheqer pluhur
  • 2 pako sheqer vanilje
  • Bajame ose lajthi
  • Kokos pluhur
  • 100 gr gjalp i butë
  • 4 lugë gjelle lëng portokalli
  • 300 gram çokollatë e bardhë
  • 160 gram arrë kokosi e grirë

Udhëzimet

1

Fillimisht shkrijmë çokollatën me banjomari. Në një tas përziejmë vezët, sheqerin pluhur, sheqerin vanilje, gjalpin dhe i trazojmë mirë deri sa të na formohet një masë kremoze.

2

Shtojmë lëngun e portokallit. I përziejmë duke shtuar pak nga pak arrën e kokosit. .

3

Me ndihmën e një luge çaji, formojmë sfera rrumbullake. Mund të vendosim brenda 1 bajame ose lajthi.

4

I rrotullojmë sferat në një pjatë ku kemi vendosur kokos të grirë.

5

I vendosim në një pjatë dhe i lëmë 1 ditë të thahen. Më pas mund t'i konsumoni!

Lini një koment