Çikorja, një super ushqim i stinës. Një ide e mirë për ta shijuar më shumë
Çikorja, ashtu si të gjitha bimët e egra, është një ndër dhuratat më të mira të pranverës pasi përmban vitamina, antioksidantë dhe vlera të tjera ushqyese në sasi të përqendruara. Meqë jemi në periudhën e cikoreve, duhet t’i përdorim sa më shumë dhe një mënyrë për t’i gatuar e shijuar maksimalisht është dhe kjo sallatë me cikore e patate.
Përbërësit:
200 gr cikore
3 qepë të njoma
100 gr pançetë e tymosur ose bacon
400 gr patate
Kripë
Majdanoz
4 lugë uthull e kuqe
Vaj ulliri e.v
Përgatitja:
Lani cikoren, thajeni, copëtojeni me duar dhe vendoseni në një enë. Qëroni patatet dhe gatuajini në avull për 20 minuta. Merrni pançetën, priteni dhe skuqeni në një tigan që nuk ngjit pa yndyrë të shtuar.
Lani një tufë majdanoz dhe ruani vetëm gjethet, qëroni qepët e njoma dhe pritini imët.
Në një tas të vogël përgatisni vinaigreete duke përzier mirë vajin e ullirit, uthullën e pak kripë.
Patatet e gatuara në avull pritini në feta me trashësi gjysmë centimetri, vendosini në një pjatë servirjeje dhe sipër shtojuni cikoret e pançetën krokante. Kompletojeni sallatën me vinaigrette dhe përziejeni para se ta servirni.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment