Sugjerojmë:

Cheesecake me pure kungulli për ditët e vjeshtës

Për sipërfaqe:
8 biskota të thata, të thyera
4 lugë gjalpë të pakripur
1 lugë gjelle sheqer
Për mbushjen:
1 kg krem djathi
3/4 gota sheqer
1 lugë gjelle miell
Kripë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
2 vezë të mëdha
1/2 filxhan + 2 lugë pure kungulli
1/2 lugë çaji kanellë
1/4 lugë çaji arrëmyshk
1/4 lugë çaji xhenxhefil

Ngroheni furrën në 350 gradë.

Vendosni në pjesën e poshtme të furrës një letër kuzhine.

Fusni biskotat në një blendër që ti copëtoni në thërrime.

Shtoni sheqer dhe gjalpë dhe përzijini deri sa të bëhet një kombinim homogjen.

Pjekeni përzierjen rreth 10 minuta dhe pastaj transferojeni në një tavë për ta ftohur plotësisht.

Për mbushjen:

Ulni temperaturën e furrës në 325 gradë.

Në një mikser elektrik me shpejtësi të mesme hidhni djathin dhe sheqerin të përzihen për rreth 3 minuta.9

Shtoni miell, kripë dhe vanilje dhe i përzieni.10

Pastaj shtoni vezët dhe rrihini fort deri sa të bëhen një me pjesën tjetër.

Në një tas tjetër, përzieni së bashku purenë e kungullit, kanellën, arrëmyshk dhe xhenxhefil.

Shtoni kremin e djathit në përzierjen e kungullit dhe përzieni së bashku derisa të përfshihen plotësisht.

Për të përgatitur cheescake përhapni kremin e djathit mbi shtresën e përgatitur të biskotave.

Sipër shtoni purenë e kungullit dhe futeni të piqet për 45-50 minuta.

Nxirreni tavën nga furra dhe lereni të ftohet 2-3 orë.

Më pas priteni në katrorë dhe shërbejeni.

Lini një koment