Cheesecake me çokollatë është ajo që ju duhet për një muaj të mbarë!
Për bazën e biskotës:
150 gr biskota
1 lugë sheqer pluhur
45 gr gjalpë, i shkrirë, plus shtesë
Për pjesën e sipërme:
150 gr çokollatë e zezë
120 ml krem ëmbëlsirash
2 lugë pluhur kakao
200 gr krem djathi
115 gr sheqer pluhur
1.Për të bërë bazën e biskotave, thërrmoni biskotat në një procesor ushqimi, pastaj futini në një enë me sheqerin dhe gjalpin dhe trazojini të kombinohen.
2.Hidheni përzierjen në një tavë të lyer me gjalpë më parë dhe futeni në frigorifer për 30 minuta.
3.Për të bërë pjesën e sipërme, shkrini çokollatën në mikrovalë, dhe lëreni të ftohet pak.
4.Rrihni kremin e djathit në një tas të madh me rrahës elektrik derisa të formohen majat e buta, pastaj shtoni pluhurin e kakaos.
5.Rrihni djathin krem dhe sheqerin së bashku, pastaj hdheni në përzierjen e kremit dhe çokollatën e ftohur.
6.Vendosni me lugë përzierjen e çokollatës mbi bazën e biskotave, duke e niveluar me pjesën e pasme të një luge.
7.Kalojeni sërish në ngrirje dhe ngrijeni për 2 orë ose derisa të jetë ngrirë.
8.Hiqeni nga ngrirja dhe lëreni në temperaturë dhome të zbutet për rreth 20 minuta para se ta shërbeni.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment