Grijmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë. I shtypim në një tavë të rrumbullakët (diametri 20-22 cm) dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta.
Në një tas, rrahim kremin e djathit me sheqerin derisa të bëhet një masë e butë. Shtojmë vezët një nga një, vaniljen dhe kremin pana, duke i përzier mirë. E hedhim masën mbi bazën e biskotave dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 160°C për 50 minuta, derisa të forcohet.
E lëmë të ftohet dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 4 orë. Para servirjes, e dekorojmë me boronica të freskëta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento