Sugjerojmë:

Çdo amvisë i ka në shtëpi! Si t’i kurosh thembrat në verë, me tre përbërës të thjeshtë

Për shkak të punës që mund të bëni, këpucëve që vishni apo stilit të jetesës, këmbët dhe sidomos thembrat tuaja mund të mos jenë në formën më të mirë të mundshme. Edhe pse ka shumë kremëra që zbusin thembrat, ju mund të përdorni edhe përbërës natyralë të tillë si uji, mjalti, apo soda e bukës.

How I Fought Corns, Calluses, and Cracks on My Heels With Home Remedies

Këtu në Neps ju sjellim më poshtë një ide sesi mund t’i shfrytëzoni këto përbërës, që çdo amvisë i ka në shtëpi. 

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle sapun të lëngshëm
  • 3 lugë gjelle sodë bukë
  • 1 litër ujë të ngrohtë

Udhëzime:

  • Në një enë të madhe shtoni ujin, sapunin dhe sodën e bukës. I trazoni mirë. Fusni këmbët tuaja dhe i mbani aty për 25 minuta, derisa këmbët të zbuten.
  • Mund të përdorni gjithashtu edhe një limë.
  • Pas kësaj i fshini këmbët me një peshqir të pastër dhe aplikoni një krem hidratues. Vishni menjëherë një palë çorape pambuku.

Do të shikoni që do të keni rezultate të kënaqshme që në 2 apo 3 herët e para të aplikimit të kësaj metode tek thembrat!/neps.al 

Lini një koment