Sugjerojmë:

Byrek me qepë, domate e mish të grirë

Byrek me qepë, domate e mish të grirë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 500 gram miell
  • 350 gram mish të grirë
  • 800 gram qepë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 6 kokrra domate të zbutura
  • Kripë

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak vaj skuqni qepën dhe më pas shtoni domatet. Shtoni pak kripë, ujë dhe i lini sa të zbuten.

2

Shtoni mishin e grirë dhe e përzieni mirë mbushjen.

3

Ndërkohë zini brumin. Në tavolinën e punës shtoni miellin, pak kripë dhe ujë. Punojeni mirë masën dhe hapni dy petë.

4

Merrni një tepsi, e lyeni me pak vaj dhe shtoni petën e parë. Shtroni mbushjen dhe më pas vendosni petën e dytë. Shtoni edhe pak vaj sipër dhe byreku është gati. Futeni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment