Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1.Në një enë hedhim miellin, kripën, gjalpin.
2.Me majat e gishtave përziejmë gjalpin me miellin derisa përbërja e miellit me gjalpin të bëhet si rëra.
3.E fërkojmë përbërjen paksa mes duarve. Ky proces nuk duhet të zgjas gjatë.
4.E hapim miellin dhe hedhim ujin në mes.
5.Shtojmë dhe të verdhen e vezës dhe e ngjeshim brumin shpejt në mënyrë që të gjithë përbërësit të përzihen mirë dhe brumi duhet të jetë homogjen.
6.Në tavolinën e punës shtrojmë letër kuzhine, hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin duke bërë kujdes çarjet që mund të krijohen anash.
7.E vendosim me gjithë letër mbi tavë dhe e shpojmë lehtë me pirun.
8.Në mungesë të letrës së kuzhinës, lyejmë tavën me gjalpë për të evituar ngjitjen.
9.Brumi i tepërt që del sipër bordit të tavës mund të pritet me thikë.
10.Vendosim tavën në frigorifer dhe vazhdojmë me përgatitjet e perimeve.
11.Pasi i kemi larë, presim perimet në formë kubike dhe shtojmë pak vaj ulliri, pak majdanoz dhe pak kripë.I vendosim në zjarr të ngadaltë.
12.Shtojmë dhe kërpudhat së bashku me pak gjalpë.
13.Në një enë qelqi hedhim tre vezë dhe i rrahim me pirun, shtojmë pak pana dhe pak qumësht (në mungese të panës shtoni vetëm qumësht. Masat e kremit të qumështit, duhet pak a shumë, aq sa të mbulojë perimet në tavë).
14.Ndërkohë furrën e ndezim në temperaturën 180 gradë. Nxjerrim tavën ku hapëm brumin nga frigoriferi.
15.Hedhim pak djathë të grirë kaçkavall, pastaj shtrojmë perimet.
16.Hedhim kremin e përgatitur, disa domate qershi, përsëri pak arrë moskat, vendosim sipër salmonin e tymosur dhe e vendosim në furrë 180 gradë përreth 50 – 60 min.
17.Pasi është pjekur, e lemë të ftohet dhe e shërbejmë në copa.
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment