Sugjerojmë:

Byreçka me krem pastiçerie

Byreçka me krem pastiçerie

Persona: 20
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo është një recetë me bazë petën sfoliat dhe kremin e pastiçerisë. Këtë të fundit mund ta përgatisni vetë fare thjesht për më shumë shije dhe për përbërës të kontrolluar.

Ingredientët

  • 230 gr petë sfoliat
  • 1 e verdhë veze
  • Për kremin:
  • 300 gr qumësht
  • 200 gr pana e freskët
  • 170 gr sheqer
  • 1 vezë
  • 2 të verdha vezësh
  • 30 gr niseshte
  • 1 shkop vaniljeje

Udhëzimet

1

Filloni me kremin e pastiçerisë: në një tenxhere hidhni të verdhat, vezën e plotë, sheqerin dhe farat e vaniljes (shkopin ruajeni mënjanë).

2

Punojini me një rrahëse derisa të merrni një masë homogjene brumi, pastaj shtoni niseshtenë dhe rrihini akoma.

3

Më pas shtoni panën edhe qumështin në një tenxhere tjetër, shtoni edhe shkopin e vaniljes dhe lërini të ziejnë. Sapo të marrë valë pana me qumështin, përziejeni me përbërjen e vezëve dhe sheqerit duke i përzier vazhdimisht me një rrahëse.

4

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe ziejeni derisa të trashet. Do të duhen 4-5 minuta. Më pas transferojeni kremin në një tavë qelai të ftohet shpejt, mbulojeni me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer.

5

Merrni petën sfoliat dhe prisni shirita me gjerësi 6 cm në drejtimin horizontal, më pas në atë vertikal në mënyrë që të merrni 20 kuadratë me përmasa 6x6 cm. Vendosini në një tepsi të shtruar me letër furre dhe lyejini një nga një me të verdhën e vezës.

6

Piqini për 10 minuta në furrë të nxehur në 180 gradë më pas lërini të ftohen. Ndërkohë merrni kremin, përziejeni dhe njëherë dhe transferojeni në një qese kuzhine.

7

Merrni katrorët e brumit, pritini në mes ashtu siç prisni paninet dhe mbushini me kremin e pastiçerisë dhe mbyllini prapë. Piqini përsëri në furrë të ngrohur në 90 gradë për 5 minuta. Më pas hiqini nga furra dhe spërkatini me sheqer pluhur. Servirini të ngrohtë.

Lini një koment