Përbërësit për bukën e bërë në shtëpi: 1 kg miell misri
700 ml ujë i ngrohtë
1 lugë gjellë kripë
3 lugë vaj ulliri
Për ajkën: 4-5 lugë gjelle ajkë kosi
4-5 lugë gjelle ajkë qumështi
2-3 thelpinj hudhra
Kripë
1.Në një enë kombinoni miellin e misrit me vajin e ullirit. Shtoni pak ujë të ngrohtë.
2.Hedhim ujin në enën ku kemi miellin e misrit dhe vajin e ullirit.
3.Shtoni një lugë gjelle kripë dhe i përzieni me një lugë druri.
4.Më pas shtoni pjesën tjetër të ujit të ngrohtë dhe i përzieni derisa të keni një masë homogjene.
5.Masën e shtrojmë në një tepsi të vogël, të cilën më parë e kemi lyer me vaj ulliri.
6.Pasi hedhim masën në tavë dhe e hapin në mënyrë të njëtrajtshme, lyejmë me një furçë me pak vaj ulliri edhe pjesën e sipërme.
7.E vendosni në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta.
8.Ndërkohë në një tas, bashkoni ajkën e kosit dhe qumështit, shtoni kripën dhe hudhrat e shtypura, përzjeini mirë të gjitha bashkë.
9.Pasi buka e misrit të jetë ftohur pak, e prisni në feta të vogla drejtkëndore dhe zhyteni në masën e ajkës që keni përgatitur.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment