Bukë me banane dhe karota, për t’i shtuar lezetin vakteve tuaja!
2 gota miell
2 banane të qëruara
1 gotë me karota të grira imët në rende
2 vezë të rrahura mirë
½ filxhan me qumësht
¼ filxhan me shurup panje
½ filxhan me rrush të thatë
½ filxhan çaji me arra të grira
½ filxhan me copëza çokollate
1.Parangrohni furrën në 220 gradë celsius. 2.Në një tas të madh shtoni miellin. Ndërkohë në një enë tjetër bashkoni bananet e shtypura, karotat, vezët, qumështin, shurupin e panjes dhe i përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene. 3.Tani e shtoni tek mielli dhe e përzieni mirë të gjithën. Shtoni rrushin e thatë, copëzat e çokollatës dhe arrat. 4.Merrni një formë specifike dhe shtroni në të masën që përgatitët dhe e niveloni mirë me ndihmën e një spatule. 5.Në krye mund të t’i vendosni disa rripa bananeje. 6.E fusni në furrë për 35-40 minuta ose derisa ta shikoni që buka është pjekur tërësisht. 7.E lini pak të ftohet para se ta ndani në feta. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment