Bukë integrale me fara. Si ta përgatisim në shtëpi
Përgatitja e bukës në shtëpi tashmë është bërë një ritual për shumë familje. Sot do t’ju prezantojmë recetën e një buke integrale me fara mikse të përgatitur me brumë të ardhur, të pasur me fibra të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien.
Shkrini shpejt brumin e ardhur në ujë dhe filloni të shtoni miellin, gjitmonë duke e zënë brumë.
Kur të keni krijuar afërsisht gjysmën e brumit, shtoni kripën, vajin dhe vazhdoni ta punoni derisa të keni përftuar një brumë të butë dhe homogjen.
Vendoseni në një enë të mbuluar në temperaturë ambienti për 4-6 orë, derisa të dyfishojë vëllimin.
Pasi të ketë kaluar kjo kohë, ndajeni brumin në tre pjesë dhe formoni tre shirita e më pas thurini në formë gërsheti.
Vendoseni më pas gërshetin në një tepsi ku keni shtruar letër furre, me anë të një furçe lyejeni sipërfaqen e tij me ujë dhe përhapni farat. Lëreni të vijë edhe për dy orë dhe pastaj futeni në furrë të ngrohur në 250 gradë.
Piqeni për 10 minuta, më pas uleni temperaturën e furrës në 200 gradë Celsius dhe vazhdoni pjekjen edhe për 30 minuta.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment