Sugjerojmë:

Brownies të shpejta

Brownies të shpejta

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Këto brwonies janë një recetë perfekte për këto ëmbëlsira amerikane. Brownie-t janë ëmbëlsira krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda. Mund të merren me vete edhe në pik-nik pasi janë të thjeshta për t’u transportuar dhe janë shumë të këndshme.

Ingredientët

  • 150 gr çokollatë fondente
  • 115 gr gjalpë
  • 255 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 20 gr kakao e hidhur
  • 83 gr miell
  • Kripë

Udhëzimet

1

Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr për të shkrirë çokollatën në banjëmari së bashku me gjalpin.

2

Kur çokollata të jetë shkrirë mirë, shtoni gradualisht përbërësit e tjerë duke i përzier me rrahëse vezësh. Si fillim shtoni sheqerin dhe përziejeni derisa të integrohet mirë tek masa. Më pas kaloni tek vezët, përziejini mirë. Shtoni dhe kakaon dhe përziejini përsëri.

3

Shtoni më pas pak kripë pasi thekson shijen e ëmbëlsirës dhe në fund miellin e situr më parë. Përziejini mirë derisa brumi i brownies të jetë homogjen dhe i butë.

4

Transferojeni në një tavë drejtkëndëshe në të cilën keni shtruar letër furre të lyer me gjalpë.

5

Piqeni ëmbëlsirën në 180 gradë në furrë me ventilim për 35-40 minuta. Mos harroni që në këtë rast, ëmbëlsira duhet të ruajë lagështinë. Në përfundim të pjekjes, nxirreni nga furra dhe lëreni të pushojë 5 minuta para se ta hiqni nga forma.

6

Kur të ftohet shërbejeni të prerë në kuadrate.

Lini një koment